Kosova
Prapavija e vizitës së ndaluar të Petkoviç dhe skenari i radhës i serbëve
Ministria e Punëve të Jashtme gjatë ditës së djeshme I ka refuzuar vizitën në Kosovë drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic.
Sipas njoftimit, gjatë fundjavës Petkoviqi kishte planifikuar të merrte pjesë në liturgjinë e mesnatës në Manastirin e Deçanit, në shërbesën e mëngjesit në Manastirin e Graçanicës e më pas do të vizitonte edhe Manastirin e Draganacit në Novobërdë.
I pyetur a pritet ndonjë veprim nga serbët si kundërpërgjigje për këtë situatë, eksperti i sigurisë Drizan Shala tha se Serbia po mundohet të bëjë një “Botë Serbe-Jugosllave” të re dhe se kjo kërsesë e refuzuar ndaj Petkoviqit ka tri arsyje se si do ta paraqesë Kosovën.
“Lufta Hibride e Serbisë tani është duke marr formen e saj nga e cila po tentohet që me çdo kusht të arrihet justifikimi i plasimit të platformes se re “Bota Serbe-Juguslavia e re 2.0”.
Dihet që kjo kërkesë është bërë për tri arsyje :
- Per ta paraqitur Kosovën si palë e cila nuk respekton të drejtat e pakicave në vend.
- Per ta paraqitur Kosovën si shtet i cili nga ky lidership po tentohet të hakmirret mbi bazën fetare duke mohuar pjesëmarrjen në këtë festë ortodokse.
- Per te rritur sendimentin brenda serbëve në Kosovë por edhe në Serbi për të pranuar çdo formë të veprimit nga Serbia në drejtim të Kosovës edhe më forcën ushtarake” – deklaroi Shala duke shtuar edhe se duhet të një koordinim i vazhdueshëm i Kosovësn me ndërkombëtarët.
“Pra ne duhet të jemi të kujdeshëm në marrjen e hapave në kohën që po kalon Kosova sepse nuk ja vlen që të atakohet siguria e brendshme e Kosovës me rrugën e drejtë dhe legjitime të nisur nga institucionet tona, por kjo të bëhet në koordinim më SHBA dhe Britani të Madhe si dhe Gjermaninë” – theksoi eksperti
Gjithashtu Shala përmendi dy procese qe tregojnë që lufta hibride e Serbisë është e fokusuar mbi Kosovë
“Pas festës së pashkëve ortodokse do të kemi rritjen e kesaj lloj lufte si dhe propaganda për të arsyetuar retoriken nacionaliste dhe argumentuar pozicionimin e personave të listes së zezë të SHBA që vetëm kështu duke mos dëgjuar perëndiminin ne mundem te mbrojmë tokat tona të “shenjta” që ata i referohen jo vetëm Kosovës por edhe Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje Hercegovinës” – deklaroi Eksperti Shala.