Kosova
Nuk e kuptoj SHQIPEN e Albinit, Escobar: Asociacioni dhe Këshilli i Evropës janë të ndërlidhura
I deleguar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka potencuar se formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe Këshilli i Evropës janë dy procese të lidhura me njëra tjetrën.
Në konferencën e tij të fundit për media si emisar amerikan për Ballkanin Perëndimor, Escobar ka thene se është vështirë të kuptohet pse Kosova nuk i përmbush obligimet e saj ligjore.
“Mendoj se janë shumë të lidhura. Së pari, Këshilli i Evropës ka të bëjë me trajtimin e minoriteteve dhe Kosova ka bërë zotim të qartë për trajtimin e minoriteteve dhe kjo përfshin edhe Asociacionin. Ky është një zotim i kamotshëm që është i shkruar edhe në Planin e Ahtisaarit, është i shkruar në Marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit” – deklaroi Escobar.
Diplomati amerikan ndër të tjera është shprehur i shqetësuar se Kosova mund të mos i ketë votat për Këshillin e Evropës, dhe se mos-procedimi me Asociacionin do të sillte vonesa të tjera.
“Ne e kemi të vështirë ta kuptojmë pse Kosova nuk e përmbushë obligimin e saj ligjor dhe nuk ka sinjalizuar se është e përkushtuar që ta bëjë këtë. Shqetësimi ynë është se pas pranimit të Kosovës në KiE vetëm do të kishte më shumë vonesa për zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin dhe këtë gjë e besojnë disa”, ka treguar emisari amerikan
SHBA-ja, sipas tij, nuk ka votë në këtë organizatë evropiane, por qëndrimi i Uashingtonit është që Kosova duhet të jetë anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Evropian, NATO-s dhe Kombeve të Bashkuara.
“Pozicioni i SHBA-së është se Kosova duhet të jetë anëtare e plotë e BE-së, NATO-së dhe Kombeve të Bashkuara, por që të arrihet kjo e rëndësishme është që Kosova t’i dëgjojë partnerët evropianë” – theksoi Escobar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Kosovës ka pranuar se Asociacioni është kusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Megjithatë ai e ka quajtur “absurde” kërkesën e Gjermanisë dhe Francës që draft-statuti i Asocaicionit të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese para anëtarësimit në KiE. Kurti madje u distancua nga përgjegjësia në rast se vendi dështon t’i sigurojë votat e nevojshme për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, duke deklaruar se “nuk ka faj” për “mungesën e përkrahjes” nga “shtetet demokratike” që kërkuan “sinjale të qarta” para se ata të bien dakord për pranimin e Kosovë