Kosova
Në veri shpallet Republika Dodik, refuzimi i kushteve për KiE dhe vetoja e miqve
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të refuzuar kushtëzimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës duke dërguar draftin e Statutit të Bashkimit të Komunave Serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, mund ta dëmtojë Prishtinën zyrtare, beson Aleksandër Shljuka nga Iniciativa Sociale, një organizatë joqeveritare nga Mitrovica e Kosovës.
Duke marrë parasysh faktin se përkundër angazhimeve, qeveria e Albin Kurtit nuk ka ndërmarrë asnjë hap në këtë drejtim, Franca bëri një demarsh ndaj vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, duke kërkuar shtyrjen e vendimit për Kosovën.
Përkundër retorikës politike të Qeverisë Kurti, e cila vazhdimisht thekson faktin se Kosova i përmbushi të gjitha kushtet e nevojshme për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Shljuka u shpreh se ajo që pritej nga Kosova ne lidhje me asociacionin, ishte një hap drejt kushtetueses, e cila do ta ndihmonte që të bëhej anëtare e Këshillit te Evropës, një organizatë shumë e rëndësishme evropiane.
“Por ekziston mundësia që Albin Kurti të ketë llogaritur se kjo levizje do të përdoret kundër tij, dhe se do të dëmtojë rejtingun e tij politik, sidomos tani para zgjedhjeve” – theksoi Aleksandër Shljuka
Ndryshe ka qëndrim ish shefja e diplomacisë kosovare, Meliza Haradinaj, e cila u shpreh se me këtë vendim Prishtina zyrtare arriti të shmangë “kurthin serb” dhe krijimin e “Republikës Dodik”
Haradinaj shtoi se duke pasur parasysh qe asociacioni synon të themelohet përmes procedurës mbikushtetuese, kjo dëshmon se ideja nuk është që ajo të jetë një OJQ e zakonshme, por OJQ mbikushtetuese”.