Bota
“Sillni në jetë më shumë fëmijë…”/ Papa Françesku thirrje italianëve
Papa Françesku vijon me fushatën e tij për të nxitur italianët që të bëjnë fëmijë. Ati i Shenjtë bën thirrje për politika afatgjata për të ndihmuar familjet dhe duke paralajmëruar se kriza demografike e vendit po kërcënon të ardhmen.
“Numri i lindjeve është treguesi i parë i shpresës së një populli”-tha Françesku në një mbledhje vjetore të grupeve pro-familjare.
Pa fëmijë dhe të rinj, një vend humbet dëshirën për të ardhmen.
Norma e lindjeve në Itali, tashmë një nga më të ulëtat në botë, ka rënë vazhdimisht për rreth 15 vjet dhe ka arritur një rekord të ulët vitin e kaluar me vetëm 379,000 foshnja të lindura. Me mbështetjen e fortë të Vatikanit, qeveria e krahut të djathtë e udhëhequr nga Giorgia Meloni po vijon po ashtu një fushatë për të inkurajuar të paktën 500,000 lindje në vit deri në vitin 2033.
Françesku bëri thirrje për strategji dhe politika politike afatgjata për të inkurajuar çiftet të kenë fëmijë.
Problemi i botës sonë nuk është të lindin fëmijë, është egoizmi, konsumizmi dhe individualizmi që i bëjnë njerëzit të ngopur, të vetmuar dhe të pakënaqur.
Rikujtojmë, se kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ka thënë përmes një video-mesazhi se Papa Françesku do të marrë pjesë në takimin e liderëve të Grupit të Shtatë (G7) të ekonomive më të fuqishme të botës, i cili do të zhvillohet nga 13 deri më 15 qershor, në Pulia, në Itali. Është hera e parë që një Papë merr pjesë në një takim të G7. Pjesëmarrja e tij do të ketë të bëjë me një diskutim mbi inteligjencën artificiale. “Falënderoj nga zemra Papa Françeskun për pranimin e ftesës, prania e tij shton vlerë të konsiderueshme për vendin tonë dhe për të gjithë Grupin e Shtatë”-theksoi Meloni.