Kronike
Zbardhet tjetër dëshmi e Dorian Alisë që dhunoi avokatin Mëngjesi: Dritan Nano na e kërkoi, donim t’i bënim presion
Është zbardhur dëshmia e plotë e 32-vjeçarit Dorian Alia, një nga autorët e sulmit barbar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi ditën e djeshme teksa ky i fundit po dërgonte fëmijën në kopsht.
Dorian Alia ka deklaruar se aktin e kreu “për miqësi” pasi ia kishte kërkuar Dorian Nano dhe se nuk e dinte peshën e avokatit Mëngjesi.
Po ashtu, ai ka deklaruar se bashkë me autorët e tjerë, donin t’i bënin presion të hiqte dorë nga gjyqi që avokati Sokol Mëngjesi kishte hapur.
Sipas tij, e kishin planifikuar sulmin dhe ndjekur avokatin, dhe rrinin vazhdimisht duke komunikuar me agresorët e tjerë për lëvizjet e avokatit.
Në deklarime vijon Aliaj, ishin përgatitur për t’i dhënë mesazh Mëngjesit, pa menduar se situata do të rëndohej dhe avokati do të merrte dëme të rënda.
Nga ana tjetër, Dritan Nano, ka mohuar të jetë porositës i ngjarjes duke mos pranuar të bashkëpunojë me hetuesit, edhe pse këta të fundit janë të bindur që ai është organizatori kryesor.
Autorët e sulmit janë identifikuar si Romario Tabaku 26 vjeç, Dorian Alia 32 vjeç, Drivald Alia 21 vjeç, Elton Kasaj 33 vjeç.