Sport
FOTO/ “Një trup, falimentim kombëtar”, në Itali e bëjnë dramë eliminimin
Italia dorëzoi “kurorën” e kampiones, por këtë e bëri në mënyrën më të keqe të mundshme, ndaj Zvicrës shfaqën anën e tyre më të errët duke u dorëzuar pa kushte. Ekipi i Spalletti-t ishte inekzistent në fushë, një ekip pa shpirt, pa ide, duke vërtetuar edhe një herë krizën e madhe të futbollit italian. Ky eliminim në këtë fortë është përjetuar si dramë nga mediat italiane, fundja me të drejtë:
“Një trup”, shkruan Corriere dello Sport në faqen e parë. “Falimentim kombëtar”, ishte titulli kryesor i TuttoSport. E përditshmja tjetër italiane, La Gazzetta dello Sport, sheh nga e ardhmja: “Gjithçka për t’u ribërë”, ishte titulli në faqen e parë.