Connect with us

Kosova

Hovenier i shqetësuar me zgjidhjet e Kurtit, thotë se SHBA është me popullin e Kosovës

Nga Gjakova, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është shprehur i “shqetësuar” me veprimet e Qeverisë, teksa e ka bërë të qartë se ka mospajtime mes ShBA-së dhe ekzekutivit kosovar që drejtohet nga Albin Kurti.

“ShBA-ja nuk do të pajtohet me çdo zgjidhje që bën Qeveria e Kosovës dhe nuk është fare e fshehtë që Washingtoni së bashku me disa prej partnerëve kemi shqetësime për disa çështje politike të krijuara nga Qeveria Kurti dhe që e pamundësojnë arritjen e asaj që ne dëshirojmë për Kosovën” – deklaroi Hovenier.

Pavarësisht kësaj, diplomati amerikan ka theksuar se shteti i tij do vazhdojë përkrahjen për popullin e Kosovës, përkundër “ftohjes” së raporteve” duke theksuar se përkushtimi i ShBA-së ndaj popullit të Kosovës “është i fuqishëm dhe i hekurt si gjithmonë”.

“Deshira jone eshte që Kosova të jetë anëtarë e BE-së, NATO-s, prandaj mendojmë se nuk është edhe shumë e mençur nga ana e Qeverisë te nxjerr projektligje nuk janë në përputhje me normat evropiane” –  ka shtuar ambasadori amerikan.

Hovenier shpesh ka qenë shpesh kritik ndaj vendimeve të Qeverisë. Më 3 mars të këtij viti, ai kishte theksuar se vendimi i ekzekutivit kosovar për ndalimin e dinarit serb nga katër komunat veriore, ka ndikuar të cenohen raportet mes dy shteteve.

Advertisement