Connect with us

Aktualitet

U arrestua sot për pengmarrje/ Kush është Hektor Xheçuka, pjesë e grupit kriminal të Ervis Martinajt dhe vrasësi i Emiljano Boçit

TIRANË– Tori Xheçuka alias Hektor Xheçuka është në kërkim nga policia e Tiranës pasi akuzohet për pengmarrje dhe kanosje të një 35-vjeçari. Xheçuka bashkë me 6 persona të tjerë mes tyre ish-presidenti i Klubit të Kamzës, Naim Qarri, kanë kërcënuar personin e marrë peng për dhënie pasurie.

Kush është Hektor Xheçuka?

Për autoritetet Hektor Xheçuka nuk është një emër i panjohur, përkundrazi listohet te eksponentët kryesorë të krimit në vend. 36-vjeçari është pjesë e grupit të të shumëkërkuarit Ervis Martinaj dhe dyshohet si vrasës me pagesë i përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale. Ai është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme pas zbërthimit të bisedave në Sky ECC ku u lëshuan 50 urdhër arreste. Komunikimet në aplikacionin Sky ECC zbuluan se ai kishte marrë përsipër rolin e organizatorit dhe ekzekutorit të të fortit të Niklës, Durim Bami për llogari të bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj, i cili është i zhdukur prej gati 2 vitesh.

Hektor Xheçuka gjithashtu u arrestua në 5 tetor të 2018-së, si vrasësi i Emiljano Boçit, por u lirua pas 5 muajsh nga burgu, pasi nuk janë gjetur prova bindëse për ta akuzuar për vrasjen e Emiljano Boçit. Xheçuka u dyshua si vrasës me pagesë për të kryer ekzekutimin e Emiljano Boçit, për llogari të një grupi rival në fushën e trafikimit dhe shitjes së lëndëve narkotike me operim në Hollandë, aty ku dyshohet të ketë patur aktivitet dhe grupi i Boçit.

Si u vra Emiljano Boçi në 14 janar të 2018-së

Emiljano Boçi u vra më 14 janar 2018, në zonën e ish-parkut të Autobusave. Ai u qëllua për vdekje në automjetin e tij menjëherë pasi doli nga një restorant në kryeqytet i shoqëruar nga e dashura e tij dhe miku i tij Melvin Disha, 27-vjeç i cili mbeti i plagosur. Autori e qëlloi nga pjesa e pasme e makinës “Range Rover” në drejtim të vendit të shoferit.

E dashura e tij iu shpëtoi plumbave për mrekulli, dhe më pas njoftoi policia. Në atë kohë, burime nga policia sqaruan se pistat e hetimit ishin ato të prishjes së pazareve të drogës, pasi 32-vjeçari lëvizte shpesh drejt Holandës dhe Gjermanisë.

Advertisement