Armando Broja mund të jetë duke kaluar ditët e fundit te Chelsea. Sulmuesi kuqezi, nuk është pjesë e planeve të Bluve të Londrës, të cilët janë të gatshëm të shesin futbollistin shqiptar.

Së fundmi, në bazë të asaj që shkruajnë mediat, ka të reja të rëndësishme. Klubi i Premier League, Everton ka bërë një ofertë zyrtare, që shkon rreth 32 milionë euro. Vendimtare në fund, do të jetë vetë dëshira e Brojës, i cili shumë shpejt do të shprehë vullnetin e tij

Një kalim i mundshëm te Everton do të bënte që Broja të kishte më shumë mundësi të luante, për të treguar kështu vlerat e tij. 22-vjeçari ka luajtur më parë si i huazuar, në skuadra si Vitesse në Holandë dhe Southampton në Angli.