Connect with us

Kronike

Makinat përplasen “kokë më kokë”, përfundojnë në spital 4 anëtarët e familjes (FOTO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Elbasan – Librazhd.

Një automjet me targa të Maqedonisë së Veriut, në rrethana ende të paqarta është përplasur me një automjet tjetër.

Si pasojë e këtij aksidenti, kanë përfunduar në spital katër anëtarët e familjes, drejtuesi i mjetit me targa të Shkupit, bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët.

Po ashtu automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë për trajtim mjekësor në repartin e kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Aksident i rëndë në Elbasan – Librazhd, përfundojnë në spital 4 anëtarët e familjes

Advertisement