Kosova
Vuçiç po e kthen Serbinë në Rusi, Amerika nuk e ka harruar Radoiçiçin dhe Banjskën
“Mënyra në të cilën Serbia e Vuçicit po bëhet një shoqëri e dhunshme, jodemokratike dhe represive nga dita në ditë, të kujton jashtëzakonisht periudhën nga viti 2000 deri në vitin 2013, në të cilën Rusia e Putinit gradualisht u shndërrua në një diktaturë të hapur brutale, ku kundërshtarët politikë burgosen dhe vriten” – Kështu tha Srdjan Cvijiq, kryetar i Bordit Këshillimor Ndërkombëtar të Qendrës së Beogradit për Politikë të Sigurisë, në një intervistë për gazetën “Nova”.
“Shumë ngushëllojnë veten se harangu i Vuçiqit kundër aktivistëve mjedisorë dhe shoqatave të qytetarëve është vetëm jetëshkurtër dhe se synon të trembë njerëzit dhe t’i largojë ata nga protestat. Të mos jemi naivë…, me veprime të tilla regjimi po teston kufijtë e represionit deri ku mund të shkojë. Nëse e lëmë të kalojë, vijat e kuqe do të kalohen dhe nuk do të ketë më kthim. Nëse i lejohet, VuçiC do ta kthejë Serbinë në Rusi të Putinit, për këtë nuk kam asnjë dyshim” – Theksoi Cvijiq duke shtuar se në Serbi demokracia po vdes dita-ditës.
“Fillimisht na u hoq liria e shtypit, pastaj e drejta e votës dhe tani po përpiqen të na heqin lirinë e tubimit. Ashtu si në serialin “Përralla e shërbëtores”, hap pas hapi zgjohesh nën diktaturë pa e kuptuar as vetë” – potencoi kryetar i Bordit Këshillimor Ndërkombëtar të Qendrës së Beogradit për Politikë të Sigurisë.
Cvijiq gjithashtu ka komentuar edhe vizitën e zyrtarit të lartë të CIA-s para pak ditësh në Serbi.
“Amerika nuk e ka harruar as Radoiçiqin dhe as incidentet e pakëndshme në Banjskë dhe besoj se edhe në këtë kuptim janë dërguar mesazhe të caktuara. Është e rëndësishme që Ballkani të mos i hapë derën fuqive të tjera si Rusia dhe Kina. Në këtë kuptim, mendoj se, përveç temave botërore, më së shumti u fol për Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën” – theksoi Cvijiq