Connect with us

Politike

Gaz Bardhi vihet në siklet, pyetet nëse e mbështet Berishën si kandidat për kryeministër

I pyetur nëse e mbështet Sali Berishën si kandidat për kryeministër, Gazment Bardhi tha se ai mbështet çdo kandidaturë që e voton anëtarësia e Partisë Demokratike.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së u shpreh se sipas tij zgjedhjet nuk fitohen nga individi por nga partia.

Gazment Bardhi: “PD nuk do të bojkotojë më kurrë zgjedhjet. Unë mbështes çdo kandidat për kryeministër të PD, pavarësisht nëse do jem pjesë e parë e betejës apo jo. Unë kam mbështetur dhe do mbështes PD-në, pavarësisht emrave. Kjo është partia që më ka dhënë titullin Sekretar të Partisë Demokratike. A e mbështes Sali Berishën? Unë mbështes çdo kandidat për kryeministër të Partisë Demokratike, që e voton anëtarësia. Zgjedhjet nuk fitohen nga individi, por nga partia

Advertisement