Connect with us

Kronike

Publikohen FOTOT/ Kush janë babë e bir që iu bë atentati, identifikohet autori

Një tjetër atentat dyshohet se u nis të ndodhte ditën e sotme në Shkodër e që rezultoi në disa të shtëna me armë zjarri që iu drejtuan një automjeti tip ‘Range Rove’.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani” dhe paraprakisht mësohet se automjeti ishte në pronësi të Sokol Kajoshit, babait të boksierit të njohur Arjon Kajoshi. Mësohet se Kajoshi në momentin e ngjarjes ka qenë duke u kthyer nga stërvitja.

Nuk dihet se cili prej tyre ishte shënjestra apo qëllimi i të shtënave, po grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Sokol KAJOSHI
Arjon Kajoshi

Katër plumba janë qëlluar mesditën e sotme ndaj një Range Rover në lagjen Partizani në Shkodër. Bëhet me dije se u qëllua ndaj automjetit me targa AB 230 EO në pronësi të Sokol Kajoshit.

Personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër teksa po lëvizte me Range Rover ka qenë Arjon Kajoshi, djali i Sokol Kajoshit, i cili është pronar me letra i makinës. Menjëherë pas të shtënave, ka braktisur makinën dhe është larguar.

Sakaq, është bërë i mundur edhe identifikimi i autorit të të shtënave me armë ndaj Arjon Kajoshit. Bëhet fjalë për Alban Bruçin, të cilit i është bërë një atentat dy vite më parë, por që mundi t’i shpëtoj.

Ngjarja e sotme dyshohet të jetë hakmarrje për rrahjen e 62-vjeçarit, Vladimir Bruçi, të atit të Albanit, për vendin e parkimit në fillim të muajit qershor. Në mesin e 5 personave që janë shpallur në kërkim në atë kohë ishte edhe Arlind Kajoshi, djali i Sokol Kajoshit.

Advertisement