Connect with us

Kosova

Do ta shkund Ballkanin/ Premtimi i Harris në analizën e profesorit amerikan

Edward Joseph, pedagog në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, tha se ai nuk e kupton strategjinë e SHBA-së në lidhje me minierat e litiumit dhe kritikat ndaj protestuesve që nuk e duan minierën. Ai ka folur edhe për situatën në veri të Kosovës, duke thënë se gjithçka ka nisur nga Beogradi, me qasje të privilegjuar për Vuçicin, ku qasja e presidentit amerikan Joe Biden ishte të mbyllte sytë ndaj gjërave që bënte presidenti serb.

Joseph tha gjithashtu se Kamala Harris duhet të ndërtojë një qasje të re për Ballkanin.

“Çdo gjë filloi në Beograd, me një qasje dobësie ndaj Aleksander Vuçicit, duke perfituar edhe nga situate ne Rajon, ku sanksionet i vendosen kujtdo që duan ata ne SHBA. Por Vucicit jo, pasi sipas tyre ai nuk mban përgjegjësi dhe Albin Kurti e sheh, por jo vetëm ai… Edhe Dodik e sheh dhe e interpreton si dobësi nga ana e Amerikës. Kurti e merr si lojë dhe thotë se nuk do qe ta luajë. Prandaj tani po bën një tjetër lojë provokuese” – theksoi Joseph, duke theksuar se “Serbia nuk mund të jetë Bjellorusia në Ballkan”

Siç thotë Joseph, kandidatja per president ne SHBA, Kamala Harris duhet ta kuptojë se kur bën një marrëveshje me një sundimtar të fortë, dukesh i dobët dhe kjo është arsyeja pse situata në rajon po përkeqësohet, dhe kjo është arsyeja pse dikush si drejtori i CIA-s, William Burns, duhej të ishte për vizitë ne Rajon.

Sipas profesorit amerikan, nuk është e vërtetë që Amerika ka një qasje më miqësore ndaj Kurtit dhe Prishtinës sesa ndaj Vuçicit.

“Kemi një ambasador amerikan ne Beograd, i cili në kulmin e protestave lidhur me zgjedhjet e vjedhura, tha se shpreson të bashkëpunojë me qeverinë e re serbe. Kemi ngjarjet në Banjskë.  Ka disa masa ndaj  Prishtinës.

Qeveria amerikane praktikisht vazhdimisht e lavdëron qeverinë serbe, se dëshiron që Serbia të anëtarësohet në BE, edhe pse ajo nuk ka përparuar në kete rrugë”, theksoi profesori i njohur duke shtuar se një “mundësi e artë” për ta bere pergjegjes Vuçicin, ishte kur Rusia pushtoi Ukrainën.

“Ne humbëm një mundësi të artë në shkurt te vitit 2022 kur Putin pushtoi Ukrainën. Është një tërmet gjeopolitik dhe duhet të ishte zgjedhur atëherë. Ky ishte momenti që SHBA, NATO, BE të tregonin se çfarë janë. Ata e lejuan Vuçiqin të mos zgjidhte një anë. Morën një pozicion të dobët dhe thanë se ai dërgoi municion nga Serbia në Ukrainë. Amerika nuk e kuptoi se Vuçiqi u detyrua të zgjidhte, se municioni do kishte shkuar në Ukrainë shumë më herët, dhe tani po shohim që Rusia nuk ndërmori hapa drejt Serbisë, për shkak të atij municioni” – tregoi Edward Joseph dhe theksoi se Rusia nuk e kritikoi Serbinë për këtë.

“Kjo na tregon se Putini është i dobët, se ai ka pak opsione në Ballkan dhe se Vuçiqit i kanë mbetur pak opsione, d.m.th. se Rusia nuk mund të jetë alternativë ndaj Perëndimit, as Kinës. Tregtia e Serbisë është kryesisht me BE-në, e orientuar drejt Perëndimit. Serbia nuk mund të jetë Bjellorusi në Ballkan” – deklaroi profesori amerikan

Advertisement