Connect with us

Kronike

Aksident i rëndë/ Makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mesditën e kësaj të diele në unazën e qytetit të Fierit.

Nga informacionet paraprake mësohet se në automjet ka përplasur një këmbësor, i cili ka marrë dëmtime të forta në kokë.

Ai është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka arritur dot t’u mbijetojë plagëve të marra duke ndërruar jetë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Advertisement