Kosova
Me dorën mbi Bibël, Kurti betohet para…’Fajin e ka Vuçiçi i Serbisë
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se mirëpret përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të vazhduar dialogun me Serbinë në Bruskel. Ai përmes një shkrimi në rrjetin social ‘X’ ka thënë se ky është hap kyç drejt disbursimit të parë të planit të Bashkimit Evropian për rritje.
Kurti, gjatë javës së kaluar është takuar me drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman, të cilit i ka thënë se Kosova është e gatshme te vazhdojë procesin e dialogut me Serbinë.
Kreu i ekzekutivit ia ka konfirmuar qëndrimin në mbështetje të marrëveshjes bazë dhe planit zbatues të arritur gjatë vitit 2023.
Takimi i radhës në mes të kryenegociatorit të palës kosovare, Besnik Bislimi e kryenegociatorit të palës serbe, Petar Petkoviç nuk prodhoi asnjë rezultat, meqë nuk u arrit të aranzhohet një takim trelateral, ndonëse një gjë e tillë ishte paraparë.
Për dështimin e takimit – siç rëndom ndodhë – pala kosovare fajësoi palën serbe, ndërsa pala serbe, palën kosovare.