Connect with us

Kronike

E rëndë/ Trajleri përplaset me makinën, një i plagosur

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor “Hadroj – Qafë Benë’’ rreth orës 12:40 të kësaj të hëne. Një trajler tip “Volvo” është përplasur me automjetin tip “Benz”.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar pasagjerja e cila udhëtonte me mjetin ‘Volvo’, e cila fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 12:40, në aksin rrugor “Hadroj – Qafë Benë”, një automjet trajler tip “Volvo”, me drejtues shtetasin S. H., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin S. T.

Si pasojë është dëmtuar pasagjerja në automjetin që drejtohej nga shtetasi S. T., e cila është jashtë rrezikut për jetën.“- njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Advertisement