Kronike
Aksidenti i rëndë/ Zbardhet emri i shoferit dhe viktimës
Mëngjesin e kësaj të diele, një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin kombëtar Burrel-Klos. Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti me vdekje, ku mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30, në rrugën dytësore të fshatrave Kurdari-Suç.
Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasi Ergis Selimi, 19-vjeç, teksa drejtonte automjetin e tij, ka përplasur nje këmbësor, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.
Viktima është shtetasin Leonard Doçi, 44-vjeç.
Për shkak të përplasjes së fortë, makina e ka zhvendosur disa metra larg 44-vjeçarin, duke e nxjerrë jashtë rrugës.
Ndërsa automjeti ka lëvizur në kanal përreth 30 metra ku dhe ka ngecur aty.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.