Connect with us

Politike

Turi me Diasporën/ Pasi anuloi Anglinë dhe Gjermaninë, Rama shkon në New York

Pas një ndalese disa mujore, kryeministri Edi Rama duket se do t’i rikthehet sërish turit me diasporën.

Mediat raportojnë se kreu i qeverisë do të udhëtojë më 26 Tetor drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi do të zhvillojë një takim me emigrantët shqiptarë në Gotham Hall të New York.

Më herët në media ishte thënë se Rama kishte në program që të zhvillonte takim dhe me shqiptarët e Anglisë dhe të Gjermanisë, takime të cilat u anuluan dhe arsyet konkrete mbeten ende mister.

Në kuadër të turit me diasporën, Rama ka mbajtur vetëm takimin në Athinë të Greqisë më 12 Maj, si dhe takimin në Milano të Italisë më 26 Maj, ku opozita ka denoncuar se ai ka shpërngulur me urdhlr administratën për të marrë pjesë në këto takime dhe për t’i paraqitur si emigrantë.

Advertisement