Connect with us

Bota

Pas telefonatës, Izraeli sulmon Iranin/ Biden dha dritën jeshile…

Benjamin Netanyahu ka vendosur se si dhe kur do ta ndëshkojë Iranin për sulmin me raketa të 1 tetorit ndaj Izraelit. Ne lidhje me keto ai informoi gjate nje bisede telefonike presidentin amerikan Joe BIDEN, nje telefonate kjo e me padurim pas rreth dy muajsh, javë në të cilat tensioni mes dy liderëve është rritur, sidomos nga Biden per shkak te iniciativave befasuese te ndermmara nga kryeministri izraelit
Hakmarrja izraelite kundër Teheranit duket gjithnjë e më e afërt: pas një samiti nate që zgjati orë të tëra mes Netanyahu dhe ministrave te tij si dhe kreret e ushtrise e inteligjencës
Netanyahu mendon qe fillimisht te godase “struktura ushtarake iraniane” dhe jo objektet bërthamore apo të naftës, siç u hipotezua fillimisht, në një skenar sado të kundërshtuar nga Shtetet e Bashkuara për shkak të rrezikut të pasojave, përfshirë ato ekonomike, në botë dhe në fushatën elektorale amerikane.
“Sulmi ynë do të jetë vdekjeprurës, i saktë dhe mbi të gjitha befasues, ata nuk do të kuptojnë se çfarë ndodhi apo si ndodhi” – deklaroi ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant.
Sipas zyrtarëve izraelitë, hakmarrja për 200 raketat e lëshuara nga Teherani do të jetë “e rëndësishme” dhe do të kryhet me “një kombinim të sulmeve ajrore kundër objektivave ushtarake iraniane dhe sulmeve të fshehta”, e ngjashme me atë në të cilën lideri politik i Hamasit Ismail Haniyeh u vra në Teheran në fund të korrikut. Por për të nisur një sulm të tillë që mund të çojë në luftë gjithëpërfshirëse me Teheranin.

Advertisement