Shkrime
Vuçiçit i vritet mbretëresha/ Driblim diplomatik në mes të luftës
Serbia po ecën në drejtimin e duhur, tha ambasadori amerikan Christopher Hill disa orë para se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të zbarkonte në qytetin kroat të Dubrovnikut. Jo shumë kohë pas Zelenskit, aty mberriti edhe presidenti serb
Samiti “u bë në atë mënyrë që vetëm Serbia të ishte e vetmja që do të thoshte se nuk mund ta pranonte, sepse po kërkohej vendosja e sanksioneve kundër Rusisë”.
Deklarata që u miratua ishte më e ashpra se dy të mëparshmet e miratuara në Athinë dhe Tiranë. Vuçiq, si edhe në Tiranë, tha se ka kërkuar që të ndryshohen disa pjesë të deklaratës, të cilën mediat pranë presidentit serb e kanë quajtur “driblim diplomatik”.
Vuçiq tha nga Dubrovniku se ai kërkoi ndryshime në kushtet që lidhen me “ndihmën ushtarake” për Ukrainën, “pushtimin e Krimesë”, duke shtuar se “ai nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë”. Ai gjithashtu theksoi se në takimin në Dubrovnik, për shkak se u diskutua për integritetin territorial të Ukrainës, ai këmbënguli “në respektimin e Kartës së OKB-së” dhe “jo kur i përshtatet dikujt dhe kur nuk i përshtatet”, duke shtuar se “Serbia është shembulli më i mirë”.
Megjithatë, fakti është se sanksionet mbetën në deklaratë…
Branka Latinoviç, ish-ambasadorja e Serbisë në OSBE dhe nënkryetare e Forumit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, tha se Serbia po lëvizte më shumë drejt Perëndimit, sesa po qëndronte në Lindje.
Kurse Dushko Lopandic, ish-diplomat dhe ekspert në të drejtën evropiane, theksoi se “së fundmi ka shenja të afrimit të Serbisë ndaj Perëndimit”.
Ai theksoi theksoi gjithashtu se ky “xhonglim”, nga njëra anë dënimi i agresionit rus, dhe nga ana tjetër dërgimi i Vulin në Moskë për të folur se Serbia eshte aleate me Rusine, megjithëse është absurditet i plotë, ende lë përshtypje në vendet evropiane……………….Lopandic kujtoi edhe reagimet negative të Moskës ndaj Beogradit, të cilat janë gjithashtu domethënëse, siç ishte komenti i zëdhënëses së MPJ-së ruse, Maria Zakharova, për faktin se Vuçiq nuk u takua me Lavrovin në Nju Jork gjatë qëndrimit të tij në OKB.
“Ka një sërë shenjash, përveç asaj që tha vetë presidenti Vuçiq, edhe pse në ditë të ndryshme thotë gjëra të ndryshme, por mendoj se fillimisht duhet të vëzhgojmë faktet, jo aq shumë deklaratat e përfaqësuesve tanë”, theksoi Lopandic.
Sipas tij, këtu mund të përfshihet edhe përpjekja për sjelljen e kryeministrit polak Donald Tusk në Beograd në kohën kur do te mbahet samiti i BRICS në Kazan, për të cilin presidenti rus Vladimir Putin i dërgoi ftesë publike Vuçiqit.