Connect with us

Politike

Begaj nis konsultimet për datën e zgjedhjeve, do takohet nesër me krerët e partive politike

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj do të nisër nesër konsultimet me partitë politike për zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen në pranverën e vitit 2025.

Burime për mediat bëjnë me dije se ditën e nesërme, kreu i shtetit do të takohet me krerët e Partisë Republikane (PR), partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Partia për Bashkimin e të Drejtave të Njeriut (PBDNJ) dhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU).

Ndërsa mësohet se të enjte do të presë në Presidencë përfaqësues të Partisë së Lirisë.

Konsultat me dy partitë kryesore, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, presidenti Bajram Begaj do t’i zhvilloje më datë 25 Nëntor dhe më pas pritet të firmosë dekretin për datën e zgjedhjeve parlamentare.

Advertisement