Connect with us

Politike

E bujshme! Kryemadhi tërhiqet nga politika: Nuk do merrem më, s’kam dëshirë

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka folur jashtë ambienteve të SPAK, ku GJKKO ka lënë në fuqi masën detyrim paraqitje për të.

Mirëpo gjatë një deklaratë për media, Kryemadhi ka thënë se nuk do të merret më me politikën dhe se nuk ka dëshirë për të kandiduar për zgjedhjet e ardhshme, teksa tha se për këtë të fundit nuk e ka vendosur ende.

“Nuk merrem me politikë, por me sensibilizimin për manipulimin e luftës së tretë botërore. Se kam ndarë mendjen, s’kam dëshirë për të kandiduar por do bëj çdo gjë që të mos kandidojnë njerëzit jo të duhur”, tha Kryemadhi ndër të tjera.

Duket se ky vendim vjen edhe pas përplasjeve që Kryemadhi ka me ish-bashkëshortin, Ilir Meta, i cili e përjashtoi muaj më parë nga partia. E në këtë rrethanave duket se Kryemdhi ka vendoset të largohet nga politika.

Advertisement