Aktualitet
Shpërthimi i kabinës elektrike në një pallat në Lezhë, banorët evakuohen me shkallë
Kabina elektrike e një pallati në lagjen Beselidhja të Lezhës u përfshi nga flakët mbasditen e sotme. Banorët kanë dalë jashtë pasi tymi ka deportuar brenda ambienteve, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Siç shihet edhe në pamje banorët u evakuuan me shkallë nga ballkonet e banesave.
Për shkak të dëmtimit të kabinës, disa pallate kanë mbetur pa energji dhe grupet ESSHE janë duke punuar për rikthimin e energjisë. Dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike në kabinën elektrike që ndodhet në bodrumin e pallatit.