Connect with us

Politike

“Xibraka”/ Bardhi kërkesë SPAK: A u mor në pyetje Taulant Balla?

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka dorëzuar një kërkesë zyrtare për informacion nga SPAK. Objekti i kërkesës është “Xibraka”. Në dokumentin që ka dorëzuar në SPAK, të cilin e ka bërë publik edhe për mediat, demokrati Bardhi kërkon që të dijë aktet që janë kryer për hetimin e Ols Rama, vëllain e kryeministrit Edi Rama. Duke kërkuar dosjen e hetimeve, Bardhi pyet edhe publikisht SPAK nëse kanë punuar me Prokurorinë e Hanoverit, e po ashtu, nëse kanë marrë në pyetje edhe ish-ministrin e Brendshëm, Taulant Balla. Kjo pasi sipas Bardhit, socialisti tha publikisht në Kuvend se kishte dijeni se cili ishte personi që i referohej Bardhi.

“A ka arritur të identifikojë Prokuroria e Posaçme personin e paidentifikuar, të moshës 45 vjeç, përdorues i automjetit me targë AA653DM? Nëse po, kush ishte ky person? Nëse jo, cila është rrethana/prova/e dhena që ka krijuar bindjen e prokurorit se ky person nuk është Ols Rama? A ka qenë raporti i vëzhgimit policor i datës 13.01.2015, ora 15:50, i shoqëruar me fotografi të personit të paidentifikuar? A mund të na vini në dispozicion këtë raport së bashku me pamjet filmike që e shoqërojnë? (2) Ka rezultuar se shtetasi Ols Rama ishte përdorues i automjetit me targë AA653DM apo AA393FJ, që rezultojnë gjithashtu se janë përdorur në të njëjtën periudhë nga anëtarët e një organizate kriminale të dënuar për trafik droge (shtetasit Genti Xhixho, Ermal Hoxha dhe Gentjan Gjonaj)? Nëse po, sa është numri i hyrje-daljeve të tij me këtë automjet? A ka rezultuar se shtetasi Ols Rama kishte njohje, lidhje apo marrëdhënie shoqërore me personat e përfshirë në dosjen e laboratorit të drogës në Xibrakë? Nëse po, me cilët persona kishte lidhje, njohje apo marrëdhënie shtetasi Ols Rama?,”-janë disa nga pyetjet që Bardhi i ka dërguar në kërkesën e tij Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Opozita e ka përmendur shpesh emrin e vëllait të kryeministrit Rama për përfshirje në rastin e “Xibrakës”. Por ishte deputeti i PD-së, Gazment Bardhi ai që kërkoi nga SPAK të rihapë hetimet për Olsi Ramën, dhe rolin e tij në laboratorin e kokainës në Xibrakë. Olsi Rama u kundërpërgjigj duke thënë se do të padiste për kallëzim të rremë Bardhin. Por siç zbuloi kryeministri Edi Rama, Bardhi nuk kishte bërë kallëzim për Olsi Ramën në SPAK, por vetëm kishte dorëzuar indicie për nisje të hetimit. Por pas kallëzimit të Bardhit, SPAK njoftoi më 10 janar se kishte mbyllur hetimet. Vendimi solli reagimin e ashpër të kryedemokratit Sali Berisha, ndërsa kryeministri Edi Rama u shpreh se i ëvllai ishte përdorur nga opozita për ta sulmuar.

DOKUMENTI QË DORËZOI BARDHI NË SPAK:

Dokumenta bashkëngjitur

Advertisement