Connect with us

Aktualitet

Arratisja e dy personave/ AMP pezullon nga detyra disa policë (EMRAT)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga puna disa punonjës policie në Elbasan. AMP shprehet se këta punonjës policie dyshohen për “shpërdorim detyre”. Efektivët e pezulluar janë Theofan Telo, Andeta Liçi dhe Avni Bahja.

Punonjësit e policisë dyshohet se, në mospërmbushje të rregullt të detyrave të tyre funksionale, me veprime dhe mosveprime, nuk kanë marrë masa për parandalimin e arratisjes nga dhomat e sigurisë / shoqërimit të Komisariatit të Policisë Elbasan, të dy shtetasve.

Njoftimi:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar urdhërin e Prokurorisë për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurisë ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a një shërbimi publik” për punonjësit e policisë të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” si më poshtë vijon;

 

 

➡️ N/Komisar Th.T., me detyrë Specialist për rendin pranë Komisariatit të Policisë Elbasan

➡️ Inspektor A.L., me detyrë Ndihmës Specialiste pranë Zyrës së Informacionit në Komisariatin e Policisë Elbasan

➡️ Inspektor A.B., me detyrë Përgjegjës i dhomave të sigurisë pranë DVP Elbasan.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera nga AMP, dyshohet se…

Inspektor Dhimitër Doka, me detyrë Trupë shërbimi vënd roje në dhomat e shoqërimit, në Komisariatin e Policisë Elbasan (Është bërë ndalimi me iniciativë më datë 31.12.2024 për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal)

2Nënkomisar Theofan Telo, me detyrë Specialist për Rendin, pranë Komisariatit të Policisë Elbasan, për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal (Pezulluar).

Inspektore Andeta Liçi, me detyrë Ndihmës Specialiste, pranë Zyrës së Informacionit, në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal (Pezulluar).

  1. Inspektor Avni Tomor Bahja, me detyrë Përgjegjës i dhomave të sigurisë, pranë DVP-Elbasan, për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal (Pezulluar).
  2. ⁠Inspektor Avni Hamzallari, me detyrë Trupë shërbimi vënd roje, në DVP-Elbasan, për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal (Proceduar ne gjendje te lire).
  3. Inspektor Azem Bardhi, me detyrë Përgjegjës i dhomave të sigurisë, pranë DVP-Elbasan, për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal (Proceduar ne gjendje te lire).
Advertisement