Connect with us

Kronike

Oficeri ra nga pallati në Tiranë/ Lala: Ngjarja nuk është rastësi

Gazetarja Klodiana Lala, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që u shënua pak ditë më parë në Tiranë ku oficeri i Policisë Azbi Spahiu, në Komisariatin e Qarkullimit Rrugor, ra nga lartësia e një pallati dhe mbeti i plagosur. Në një postim në rrjete sociale, Lala ka ngritur dyshime se ngjarja nuk është rastësi, ndërsa i ka bërë thirrje Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, dhe Policisë që të bëjnë transparencë për ngjarjen, të tregojnë se çfarë vërtetë ndodhi me efektivin.

Postimi i Lalës:

Jam krah Azbiut, te cilit i uroj sherim te shpejte e kunder llumit qe ka mberthyer Policine e Shtetit!
Mjafton ndalimi nga policia per pak ore i djalit te Samir Manes per te kuptuar se ne cfare mjerimi ka perfunduar vendi dhe sesi policia tradhton te vetet.
Policia dhe ministri kane detyrimin te na thone cfare ndodhi me Azbiun!
Te tjerat jane lojera te ndyra qe si sherbejne askujt!
Ervin Hoxha eshte radha jote te dalesh e te besh trasparence e boll me topa balte mbi nje njeri te ndershem.
Na trego me prova, dokumenta, video e kqyrje telefonash pse u hodh Azbiu.
Nisja nga celulari i shefit te qarkullimit e me radhe…

Advertisement