Aktualitet
Pas telefonatës Zelenski- Rama, Trump ndërron mendje për Ukrainën

Nga Lutfi Dervishi
Në një kthesë të beftë, Presidenti amerikan Donald Trump duket se ka ndryshuar qëndrim ndaj Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenski, duke kaluar nga një kritik i hidhur në një adhurues i përkushtuar.
Burime të afërta, që nuk duan të identifikohen, me Presidentin Trump raportojnë se biseda e fundit mes Zelenskit dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama ka qenë momenti magjik që i mbushi mendjen miliarderit nga Mar-a-Lago të kthejë sytë drejt Ukrainës.
Në një postim të ri në platformën “X” , Trump shkroi:
“Volodymyr është djalë i mirë. Edi Rama më tha që është flori! E pata degjuar edhe më parë këtë fjalë. Shqipëria mbështet Ukrainën dhe unë gjithmonë kam mbështetur Shqipërinë. Ukraina meriton respekt! Great deal!”
Analistët ndërkombëtarë janë ende duke u përpjekur të kuptojnë se si Shqipëria u bë katalizatori i kësaj miqësie të rilindur.
Një burim i inteligjencës tha se Presidenti Trump nuk është se kishte shumë opsione: ose duhet të ndërronte mendje ose do të kishte punë me Shqipërinë!
Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, reagoi me një deklaratë të shkurtër:
“Për një kohë të gjatë jemi përpjekur për të kuptuar logjikën amerikane. Tani kemi hequr dore.”
Ne po punojmë së bashku për të forcuar sigurinë në të gjithë Europen, tha Zelenski gjatë bisedës me kryeministrin e Shqipërisë.
Analistët dhe strategët po përpiqen të deshifrojne këtë lëvizje të re gjeopolitike të Presidentit të Ukrainës.
Në fund të fundit, në një botë ku logjika është përkohësisht larg shërbimit, ndoshta çelësi i sigurisë në Europe është vetëm një telefonatë larg me Edi Ramën

