Connect with us

Politike

Berisha thirrje kundër Ramës: Kryeministri “vari” TikTok-un, na u bashkoni nesër

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë sot thirrje të rinjve dhe prindërve të tyre që  t’i bashkohen protestës së nesërme përpara Kryeministrisë.

Ai e cilësoi kryeministrin Edi Ramën si një “tiran” që është intolerant ndaj fjalës dhe mendimit të lirë, duke e akuzuar për shkelje të Kushtetutës dhe ligjit.

Berisha theksoi se qeveria ka vendosur censurë të rreptë, duke i vënë “gërshërët” dhe duke e “varur” Tik Tok-un, në aktin më të rëndë sipas tij  të censurës që nga periudha e diktaturës.

“Thirrje për gjimnazistët e studentët, nxënësit e shkollave 9-vjeçare, të rinjtë por edhe prindërit e tyre, të na bashkohen nesër në protestën e nesërme të madhe anti-censurë. Një tiran, intolerant ndaj fjalës së lirë e mendimit të lirë në shkelje të Kushtetutës e ligjin, i vuri gërshërët, “vari” Tik Tok-un në katin më të rëndë të censurës që nga diktatura”, tha ai.

Advertisement