Politike
OSBE/OHDIR vijon me publikimin e parregullsive të zgjedhjeve: Falja e gjobave, shkelje e ligjit

Misioni i OSBE-ODHIR mbajti këtë të hënë një konferencë për shtyp në lidhje me zgedhjet e 11 majit. Koordinatorja Speciale të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet në Shqipëri, Farah Karimi, tha gjatë fjalës së saj në konferencë se pati mangësi që krijuan pasiguri në zbatimin e kuadrit zgjedhor në frymë dhe germë. Farah Karimi, komentoi gjithashtu edhe faljen e gjobave nga ana e qeverisë, disa ditë para zgjedhjeve.
“Mangësitë dhe paqartësitë reduktuan qartësinë dhe krijuan pasiguri në zbatimin e kuadrit ligjor në frymë e germë. Kjo do të thotë se përputhshmëria me ligjin nuk mundi të parandalojë zbatimin e tij në frymë. Shembull ishte shpallja shumë pak kohë para ditës së zgjedhjeve të faljeve të shumë gjobave shtetërore dhe zbatimin disa vendimeve sociale shumë afër zgjedhjeve,” tha Farah Karimi.

