Bota
Detaji tronditës/ Alarmi për bombë në avionin e Indisë pak para fluturimit

Një avion i Air India që udhëtonte nga Phuket drejt Nju Delhit u detyrua të bënte ulje urgjente pas një kërcënimi për bombë, më 13 qershor.
Mes fluturimit AI379, ekuipazhi zbuloi një shënim kërcënues në tualetin e avionit. Pas kthimit emergjent në Phuket dhe kontrollit nga autoritetet tajlandeze, nuk u gjetën mjete shpërthyese.
Vetëm pak orë më herët, një tjetër fluturim i Air India, AI171 nga Ahmedabad drejt Londrës, u rrëzua menjëherë pas ngritjes, duke vrarë mbi 240 persona.
Avioni tip Boeing 787-8 Dreamliner u përplas pranë një konvikti kolegji, duke shkaktuar viktima si mes pasagjerëve ashtu edhe njerëzve në tokë. Vetëm një person mbijetoi.
Autoritetet po hetojnë rrethanat e dy incidenteve, ndërsa komuniteti ndërkombëtar ka shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen.

