Connect with us

Aktualitet

Tentoi të hapte derën e avionit pas sherrit me stjuardesën, ja kush është 23-vjeçari shqiptar

Ky që shihni në foto e publikuar më lart është Mario Nikprelaj, shqiptari që tentoi të hapte derën e avionit pas debatit me stjuardesën.

23-vjeçari kërkoi ta kryente veprimin në avionin që udhëtonte drejt Detroit, një ditë më parë.

Ai tashmë ndodhet nën kujdesin e autoriteteve policore amerikane, për veprimet e kryera.

“Më 17 korrik 2025, afërsisht në orën 6:13 pasdite, Policia e Cedar Rapids u dërgua në Aeroportin Lindor të Ajovës pas një shqetësimi gjatë fluturimit nga një pasagjer në një fluturim SkyWest nga Omaha në Detroit”, tha Departamenti i Policisë së Cedar Rapids në Facebook.

 

 

Advertisement