Kosova
Pa Asociacion, s’ka as dialog as integrim – thotë ish koordinatori i EULEX-it për veri

Diplomati dhe publicist britanik, Ian Bancroft, në një intervistë për Albanian Post vlerësoI se në Kosovë ka një keqkuptim naiv për komunat veriore të banuara me shumicë serbe.
Ai beson se në Kosovë është krijuar një përshtypje e gabuar se komuniteti serb po dëshiron të integrohet, por po pengohet nga Beogradi.
Bancroft ndër të tjera, gjatë intervistës potencoI se rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian kalon përmes Beogradit.
Gjithashtu ne intarviste ai trajtoi ngecjen e dialogut Kosovë–Serbi dhe mungesën e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit, si dhe rolin që mund të kishte SHBA-ja nën administratën Trump në procesin e dialogut.
Bancroft analizoi kapacitetet e BE-së për të ndërmjetësuar, perspektivën e zgjerimit dhe qëndrimin e shteteve mosnjohëse ndaj Kosovës.
Ai theksoi nevojën për rikthimin e serbëve në institucione dhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ndërsa kundërshtoi idenë e korrigjimit të kufijve, të cilin e konsideron një zgjidhje të rrezikshme për stabilitetin rajonal.
“Krijimi i Asociacionit/Komunitetit të Komunave me Shumicë Serbe do hapte rrugën për integrimin e të gjitha institucioneve që ofrojnë shërbime për komunitetin serb të Kosovës. Gjithashtu Një korrigjim kufijsh do ta zgjidhte problemin e njohjes, megjithëse gjithmonë paraqitet si një “zgjidhje” e tepër e thjeshtëzuar, por rënia dakord mbi specifikat e një korrigjimi kufijsh do të ishte jashtëzakonisht sfiduese” – deklaroi Diplomati dhe publicist britanik.

