Bota
A do ketë një shkëmbim territoresh? Macron zbulon detaje nga biseda me Trump

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur synimin për të arritur një armëpushim në Ukrainë gjatë takimit të tij të ardhshëm me presidentin rus Vladimir Putin.
Deklarata e Macron u bë pas një konference virtuale mes Trump, presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe aleatëve europianë. Sipas Macron, Trump ka theksuar se çdo çështje territoriale mund të negociohet vetëm në bashkëpunim me Ukrainën, duke përjashtuar marrëveshje pa miratimin e Kievit.
Ky qëndrim shënon një moment kyç në zhvillimet e konfliktit ruso-ukrainas, ndërsa përgatitjet për takimin Trump–Putin në Alaska po i afrohen fundit.

