Serbia do të presë Shqipërinë me 11 tetor, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit. Tashmë janë shuar të gjitha dilemat për stadiumin ku do të mbahet ky takim, pasi Federata serbe ka zyrtarizuar gjithçka. Serbi-Shqipëri do të zhvillohet në Beograd, në stadiumin e njohur si “Rajko Mitiç”.

Kujtojmë që në këtë stadium luan ndeshjet shtëpiake skuadra e Crvena Zvezdës.

Vlen të theksojmë se 11 vite më parë ndeshja u zhvillua në stadiumin e Partizanit të Beogradit.

Njoftimi:

“Federata e Futbollit të Serbisë njofton publikun se ndeshjet kualifikuese të përfaqësueses së Serbisë kundër Anglisë më 9 shtator dhe kundër Shqipërisë më 11 tetor do të luhen në stadiumin “Rajko Mitiç” në Beograd, ndërsa për ndeshjen e fundit kundër Letonisë është përzgjedhur stadiumi “Duboçica” në Leskovac.

 

Kiik

Pas një analize të detajuar, që përveç aspektit sportiv përfshiu edhe organizimin dhe sigurinë, si dhe konsultimet me UEFA-n, është arritur në përfundimin se stadiumi “Rajko Mitiç”, si objekti më i madh futbollistik në vend, do t’i ofrojë përfaqësueses sonë kushte optimale për zhvillimin e ndeshjeve të rëndësishme”, shkruajnë serbët.