Aktualitet
A do rikthehet Poliçani? Deklaratë nga NATO…
NATO synon ritjen e prodhimit të armëve, nisur nga konflikti në Ukrainë, por nuk është e qartë nëse kjo mund të çojë në riaktivizimin e linjave shqiptare, më saktë Uzinës së Poliçanit, siç është ngritur zëri në fundi, ngacmuar dhe nga rikthimi i Bazës së Kuçovës si bazë e NATO.
Agjencinë Telegrafike Shqiptare thotë se ka marrë një deklaratë nga zyra e NATO-s në Bruksel lidhur me këtë çështje, në të cilën thuhet:
Rritja e prodhimit të armëve është një nga prioritetet kryesore të NATO-s. Siç tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në konferencën e tij për shtyp pas Takimit të Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në shkurt, diskutimet mes aleatëve vazhdojnë për rritje të prodhimit të municioneve.
Pra, në këtë deklaratë nuk ka ndonjë lajm mbi Poliçanin, aty ku gjatë kohës së komunizmit prodhoheshin arsenale ushtarake.
“Në lidhje me Porto Romanon, ne mirëpresim ofertat e aleatëve për të pritur objektet e NATO-s. Ekspertët tanë shikojnë të gjitha ofertat e tilla dhe më pas japin këshilla bazuar në kërkesat ushtarake të Aleancës”, thuhet në deklaratë.