Pinknews
“A do ta heqësh qafe si njeri apo…”/ Flori Mumajesi bën rikthimin e papritur, publikon audion e Elvana Gjatës, çfarë po ndodh?
Flori Mumajesi rikthehet me një postim misterioz, zëri i Elvana Gjatës ngjall kureshtje
Kantautori i dashur për publikun, Flori Mumajesi, prej disa kohësh ka qëndruar larg skenës dhe projekteve të reja muzikore. Edhe në rrjetet sociale, prania e tij ka qenë e rrallë.
Së fundmi, këngëtari ka zgjedhur të thyejë këtë heshtje me një postim në “Instastory”, i cili ka marrë menjëherë vëmendjen e fansave.
Ai publikoi një audio enigmatike, ku dëgjohet edhe zëri i këngëtares së njohur, Elvana Gjata. “A do ta heqësh qafe si njeri apo e do… thuaj të vërtetën tani”, dëgjohet të thotë Elvana. Një zë tjetër i përgjigjet shkurt: “Se di”.
Më pas, audioja vijon me një pjesë nga kënga e njohur e Florit, “Pa jetë”:
“Si mund të të dojë dikush ty, nuk e di, kur ti e hedh në plehra atë dashuri…”.
Në fund, dëgjohet një tjetër zë që shton: “Historinë nuk e bën dot vetë”. Audio mbyllet me vargjet: “Për mua ngushëllim nuk mund të ketë…”.
View this post on Instagram