Connect with us

Politike

A e ka menduar bashkimin me Qorin kundër Ramës? Habit Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pyetur për kreun e “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qorin dhe mobilizimin e tij për protestën e pensionistëve para kryeministrisë.

Berisha u pyet nga gazetarët nëse e ka menduar bashkimin e të gjithë faktorit opozitar në një front të përbashkët kundër kryeministrit Edi Rama në 2025. Kryedemokrati në përgjigjen e tij tha se cilido politikan i përkushtuar kundër qeverisë dhe Ramës, është i mirëpritur në betejën e përbashkët për të krijuar një qeveri teknike dhe zhvilluar zgjedhje të lira.

“Cilido shqiptar, cilido politikan që ndjehet i përkushtuar kundër narkoqeverisë dhe narkoshtetit të Edi Ramës është i mirëpritur në betejën tonë të përbashkët për të përmbysur këtë regjim, për të krijuar një qeveri teknike dhe zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Unë personalisht, të gjitha veprimet, cilido që t’i organizojë kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij, i kam përshëndetur, i përshëndes dhe do i përshëndes. Nuk kam asnjë pengesë. I vetmi kusht është t’i shoqërojnë fjalët me vepra, të bashkohemi për një qëllim të përbashkët madhor: të shpëtojmë Shqipërinë nga ky regjim që në një mënyrë ose në një tjetër, po e shfaros farën e shqiptarëve, ose po e zbraz Shqipërinë, të themi me terma më të moderuara”, shtoi ai.

Advertisement