Pinknews
A e ke frikë Jozefina Topallin/ Cindy Marina flet për
Modelja Cindy Marina u vendos mbrëmjen e kësaj të premteje përpara pyetjeve ngacmuese të fëmijëve të “Kurthit të Piter Pan”.
Një nga pyetjet që bëri më shumë përshtypje lidhej pikërisht me vjehrrën e saj Jozefina Topalli.
E pyetur nëse “e ka frikë politikanen”, Cindy u përgjigj: “Mirë ia ka bërë burrave në parlament, sepse jo të gjithë janë të mirë aty.
Unë kam marrëdhënie shumë të mirë me Jozefinën, jam shumë e lumtur, sepse kjo marrëdhënie është shumë e rëndësishme në jetë.
Ajo është shumë e dashur, pavarësisht se ndoshta në parlament është ‘Zonja e Hekurt'”.