Connect with us

Shkrime

A janë të çmendur rusët

A janë të çmendur rusët?

Kush nuk ka dëgjuar për Dostojevskin të paktën një herë në jetë? Apo për Gogolin dhe Tolstoin? Nuk na intereson nëse nuk është e volitshme, politikisht korrekte për të qenë të saktë, të flasim për letërsinë ruse sot. Shumë kanë filuar të lexojnë letërsinë ruse që në moshë të re që atëherë nuk i kanë braktisur kurrë shkrimtarët e atij vendi. Por pse duhet të lexoni letërsinë ruse?

Në letërsinë ruse do të gjeni pyetjet e para dhe të fundit të njeriut. E gjitha është një luftë enigmash dhe dyshimesh morale, personazhesh të copëtuar nga konfliktet morale. Një student, i goditur nga mjerimi, vendos të vrasë një fajdexhi plak për t’i provuar vetes se mund të ngrihet mbi ligjin; te “Vëllezërit Karamazov’ dashuria kthehet në urrejtje dhe djali vret babanë e tij nëpërmjet një personi të tretë; te ‘Lufta dhe Paqja’ i riu Pierre mundon veten për të kuptuar kuptimin e jetës, ndërsa Gogo-il në “Kujtimet e një të çmenduri” do të të bëjë të prekësh çmendurinë.

Mos prisni heronj klasikë të patëmetë dhe të patrembur, heronjtë rusë janë gjithmonë kompleks, gjithmonë të dëshpëruar, gjithmonë plot kontradikta. A janë të mirë? Të këqinj? A janë ata të çmendur? Ju kurrë nuk do të jeni në gjendje ti kuptoni. Jo plotësisht të paktën. Dostojevski do t’ju tregojë për dashurinë dhe pasionin, ku krijohet, pse krijohet, sepse sjell dhimbje, gëzim dhe mundim. Tolstoi do të përshkruajë jetën në të gjithë gjerësinë e saj, në të gjithë thellësinë e saj, në të gjithë pafundësinë e saj, ai do t’ju tregojë degëzimet e saj të pafundme dhe të gjithçkaje, të çdo njeriu, do t’ju shpjegojë karakteristikat, detajet, veçoritë, origjinën, nuancat.

Rusët kërkojnë shumë, kërkojnë vëmendje, përqendrim, por janë përvoja më e madhe që mund t’i ndodhë një lexuesi. Duke lexuar klasikët rusë, gjithmonë do ndjeni një dridhje. Të lexosh Tolstoy, Dostojevski, Gogol, Turgenev, është një përvojë e madhe dhe do të të bëjnë të pyesësh veten për gjithçka që mendon, ndjen dhe beson. Është përvoja më e madhe që mund t’ju ndodhë.

Advertisement