Kosova
A ka ende Brukseli ndonjë ‘atu’ pasi pranoi se dialogu ka dështuar
Konfirmimi i Brukselit se raundi i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dështoi sepse kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk e pranoi propozimin e kompromisit të Bashkimit Evropian, hap pyetjen nëse procesi i negociatave është si të godasësh murin me kokë, apo ka ende rrugë për ta mbajtur gjallë.
Analistët nga Beogradi dhe Prishtina besojnë se në këtë moment është e nevojshme që Brukseli të tregojë se jokonstruktiviteti sjell sanksione serioze, por theksojnë se nga deklaratat e fundit nga BE-ja dhe SHBA-ja mund të konstatohet se ende nuk ka plan për hapat e ardhshëm.
Bashkëpunëtorja shkencore në Qendrën Hulumtuese Henry Jackson, dr. Helena Ivanov, thotë se negociatat në Bruksel treguan se Bashkimi Evropian duhet ta marrë seriozisht situatën dhe gjithashtu të forcojë qëndrimin ndaj atyre që nuk i përmbushin obligimet dhe të aplikojnë sanksione që do të ndjehen edhe nga qytetarët dhe qeveria që i përfaqëson ata. Sipas saj, kemi ardhur në një situatë ku “kërcënimet verbale nuk mjaftojnë më”. Për sa i përket masave konkrete që BE-ja mund të ndërmarrë ndaj Kosovës, ajo thotë se një nga masat mund të jetë edhe pezullimi i liberalizimit të vizave.
Opozita në Kosovë beson se pas dështimit në Bruksel, kryeministri Albin Kurti duhet të japë dorëheqjen, ndërsa analistja politike nga Prishtina, Mimoza Gavrani , thotë se Kurti ka disa agjenda politike të tijat që më shumë synojnë popullaritetin e tij, sesa politikat që do ta ndihmonin Kosovën.
Sipas saj, lajmi i mire është se situata aktuale në veri është e qetë, por kjo nuk na garanton se do të jemi të relaksuar dhe nuk do të bëjmë asgjë në lidhje me pjesët serbe ku duhet të organizohen disa gjëra të tjera që do të pajtojnë situatën.
Mendoj se do të ishte mirë që Albin Kurti të interesohej drejtpërdrejt se çfarë i shqetëson serbët në Kosovë, cilat janë problemet, për t’u dhënë atyre shpresë për të ardhmen se edhe serbët janë pjesë e rëndësishme e Kosovës.