Connect with us

Rajon

A ka Hill prejardhje serbe? – ‘Nuk dorëzohem për Zajednicën’

Ambasadori amerikan në Beograd thotë se nuk do të dorëzohen derisa të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kjo, sipas tij, është elementi kryesor i marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë, teksa jep dy arsye pse SHBA-ja ngulmon në formimin e menjëhershëm të tij.

E para është se, sipas tij, serbët e Kosovës janë të sigurt se Asociacioni duhet të formohet dhe e dyta është se komuniteti i Serbisë duhet ta dijë se çfarë përmban e ardhmja dhe se kjo është arsyeja pse SHBA-ja e merr këtë obligim “me seriozitetin më të madh”.

Ambasadori amerikan ka thënë se nuk dëshiron të flasë në emër të të dërguarit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, por e përmendi si prioritet kryesor dhe citohet të ketë thënë se nuk do të dorëzohen derisa Asociacioni të formohet.

Christopher Hill është shprehur se krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe duhet të jetë elementi kyç në zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, teksa me tej shtoi se SHBA do të bëjnë çmos që të përmirësojnë bashkëpunimin me Serbinë në fusha të ndryshme.

Advertisement