Shkrime
A ka më kuptim të flasim për bashkim në PD…
Nga Alban Daci
Ujku po hante gomarin e ky i fundit thoshte se: inshallah jam në ëndërr! Ky është realitet! Këta duan të na përvetësojnë logon me forcë e me karshillik! Kanë pushtuar me dhunë e karshillik selinë qendrore e mjaft seli të tjera nëpër rrethe e nuk kan as ndërmend t’i lirojnë! Kanë bërë procese paralele e vazhdojnë t’i bëjnë që godasin strukturat dhe Partinë Demokratike! Përdorin e keqpërdorin logon e PD, emërtimin e forumeve të PD si struktura paralele me PD! Influencojnë dhe kanë mediat e tyre ose në shërbimin e tyre që vazhdojnë e i konsiderojnë në kundërshtim me ligjin si PD!
Sulmojnë sa herë tu jepet mundësia Bashën e shpesh lënë në harresë Edi Ramën. Kanë dal në zgjedhje me një logo tjetër e kanë bërë thirrje hapur për të mos votuar PD ose edhe me keq që të bëjnë të pamundur që kjo e fundit mundësisht të eliminohet edhe politikisht!
Pasi kanë ndodhur këto e vazhdojnë të ndodhin akoma në gjirin e PD ka akoma nga ata që flasin për bashkim! Madje flasin sikur PD ka faje e gabime pafund. Nuk dua të merrem me Tabakun, por me rastin e zgjedhjeve në Kukës, shpesh flet për gabime të PD! Të jesh përfaqësues i PD sot nuk është e lehtë, por është edhe përgjegjësi e madhe politike! Tabakut e disa të tjerëve dua tu them se kush janë gabimet që ka bërë PD?
1. Pse zgjodhi SHBA dhe aleatët dhe jo Non Gratën?
2. Pse po mbron demokratët dhe kauzat e tyre?
3. Pse mbron logon?
4. Pse zgjodhi Bashën Kryetar?
5. Pse nuk bashkohet me ata që çdo ditë e sulmojnë për ta eliminuar politikisht?
Kur flasim për gabime duhet të kemi edhe kurajën t’i them se kush janë ato nëse ka!
Sinqerisht Tabaku dhe shumë të tjerë tek PD shpesh herë nuk i kuptoj me qëndrimet e tyre ose edhe me keq me heshtjen e tyre, kur në fakt duhet të reagojnë. Siç duket një pjesë e mirë e tyre kanë filluar ta konsiderojnë aktivitetin politik “part time”, sipas hënës!