Pinknews
A ka mundësi të rilindë marrëdhënia me Keisin? Flet Lorenci
Një ditë pas daljes nga shtëpia e BBV2, Lorenci i ftuar në “Fan Club”, foli në lidhje me dinamikat që shkaktoi në shtëpi. Ai ndau dhe me teleshikuesit keqkuptimet dhe situatën e krijuar me ish-të dashurën, Keisin.
Lorenci: “E kam mendu që mund të kishte dal jashtë diçka me Keisin, kur u futa brenda. Unë me Kristin kemi pas një marrëdhënie shumë të mirë, përveç se një përplasje për çështje nivelesh.
Unë nuk kam bërë diçka me strategji, nëse do kisha dasht strategji do isha afruar me Keisin, ose me ndonjë vajzë tjetër. Unë nuk doja që me Keisin të keqkuptohej”.
I pyetur nga moderatorja Megi Pojani nëse mund të rinis diçka jashtë BBV me Keisin, Lorenci e përjashtoi totalisht këtë mundësi, por tha se do mbeten miq të mirë.