Connect with us

Aktualitet

A ka shqiptarë të plagosur nga sulmi në Pragë? Reagon Ministria e Jashtme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka konfirmuar se nga informacionet e deritanishme nuk raportohet për shqiptarë të lënduar nga sulmi i regjistruar këtë të enjte në ambientet e fakultetit të Arteve në Universitetin Karlova në Pragë, ku mbetën 15 viktima dhe rreth 30 të plagosur.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Pragë. Nga informacionet e deritanishme, nuk raportohet për të lënduar me shtetësi shqiptare” – thuhet në një reagim të ministrit të Jashtëm, Igli Hasani.

Gjithashtu, kreu i diplomacisë shqiptare thotë se Shqipëria solidarizohet me Çekinë në këto momente të vështira.

“Thellësisht i pikëlluar nga të shtënat tragjike në Pragë sot, që rezultuan në humbjen e disa jetëve të pafajshme. Ngushëllimet e mia të përzemërta për familjet e prekura dhe i uroj shërim sa më të shpejtë të plagosurve. Shqipëria solidarizohet me miqtë tanë çekë në këtë moment të vështirë”. – shkruan Hasani.

Advertisement