Connect with us

Kosova

A ka zgjidhje? Kosova në kolaps, situata aktuale pasoja serioze për vendin

Nga Bedri Elezi

Të nderuar qytetarë të republukis së Kosoves, të nderuara media,

Më lejoni që në cilsinë e veteranit të UÇK-së, qytetarit të devotëshem të republikës së Kosovës, si dhe në cilsinë e njohësit të sigurisë, të ushtroj të drejtën e reagimit të sinqert mbi situatën e sigurisë në Republikën e Kosovës pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me krijimin e Kuvendit dhe organeve qeverisëse

Më 9 shkurt 2025 në Republikën e Kosovës u mbajtën zgjedhjet e lira parlamentare, të cilat janë certifikuar nga autoritetet përkatëse. Megjithatë, pavarësisht detyrimeve të qarta kushtetuese dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese për krijimin e Kuvendit dhe organeve të tij brenda një afati prej 30 ditësh, kjo nuk ka ndodhur deri më sot madje nuk ka mesazhe mbreslënse se kjo do të ndodhë, për shkak të interesave politike të caktuara dhe veprimeve të qëllimshme të disa liderëve partiakë.

Situata aktuale ka sjellë pasoja të shumta për vendin:

1. Kosova mbetet e sanksionuar, dhe kjo pamundëson realizimin e plotë të programeve të desanksionimit dhe të agjendës integruese ndërkombëtare.

2. Ka ndërprerje dhe dëmtime serioze në planifikimin dhe ekzekutimin e projeksioneve buxhetore, si dhe projektëve apo mbështetjëve financiare ndërkombëtare, apo atyre zhvillimore që varen nga funksionimi institucional.

3. Kemi një dobësim të pozitës ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, për shkak të fokusit të aleatëve në krizat e sigurisë globale, ndërkohë që Kosova po shihet si një faktor i pasigurt institucional.

Aspekti i sigurisë kombëtare dhe ndërhyrjet e jashtme

Deklaratat e fundit të zyrtarëve të lartë të institucioneve të Kosovës tregojnë për dyshime të bazuara mbi ndërhyrjen e shërbimeve të inteligjencës serbe dhe ruse në zhvillimet politike të brendshme, përfshirë:

përhapje të ndikimit te disa figura politike;

presion ndaj deputetëve për të bllokuar krijimin e institucioneve;

dhe dyshime për aktivitete të natyrës spiunazhi, të cilat kanë për qëllim destabilizimin e rendit kushtetues.

Konteksti juridik: Kodi Penal i Republikës së Kosovës

Në referencë me:

Nenin 203 të Kodit Penal: Pengimi i ekzekutimit të vendimeve kushtetuese;

Nenin 401 të Kodit Penal: Sabotimi i funksionimit të institucioneve të Republikës;

është e qartë se nëse vërtetohet se ka pasur veprime të qëllimshëme për të mos zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ose nëse janë përdorur mjete të presionit, shantazhit apo manipulimit për të bllokuar proceset demokratike, atëherë mund të kemi të bëjmë me vepra penale të rënda që bien në juridiksionin e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Rekomandim për institucionet kompetente -PS

Në këtë situatë të ndjeshme të rrezikimit të funksionimit kushtetues, cenimit të sigurisë kombëtare dhe ndikimeve të jashtme:

Prokuroria Speciale duhet të autorizojë urgjentisht ngritjen e një task force hetimore, në bashkëpunim me:

Policinë e Kosovës (njësitë për krime të rënda dhe kundër spiunazhit),

AKI (Agjencinë e Inteligjencës),

si dhe autoritetet mbikëqyrëse të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Kuvendit.

Mosveprimi institucional dhe heshtja përballë kësaj situate:

nuk është më opsion, por rrezik kombëtar; i cili
cënon themelet e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Kosovë; poashtu krijon precedent për ndërhyrje të mëtejshme të aktorëve të huaj në politikën e brendshme, andaj:

Ftojmë të gjithë deputetët, pavarësisht bindjeve politike, të veprojnë me përgjegjësi shtetërore, poashtu ftojmë partnerët ndërkombëtarë që të ndihmojnë në vlerësimin e situatës dhe monitorimin e saj të afërt.

Çdo veprim i qëllimshëm për të bllokuar institucionet, nuk është më “politikë”, por krim ndaj rendit kushtetues, andaj si i tillë duhet trajtuar

Advertisement