Politike
A ke menduar të ikësh? Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im
Gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan, gazetari Blendi Fevziu i drejtoi një pyetje të drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama: A ka menduar ndonjëherë të largohet nga posti i kryeministrit?
Dhe përgjigja e kreut të qeverisë ishte po ashtu e drejtpërdrejtë.
Edi Rama: Jo
Blendi Fevziu: Fare-fare?
Edi Rama: Jo sepse ju shpeshherë ose gjitha herët e merrni në mënyra të ndryshme, por asnjëherë siç e them unë atë që them. Unë nuk e kam parë kurrë këtë as si asnjë punë, as si një profesion, as si një rastësi, e kam parë si mision. Për mua është si misioni dhe misioni im është që ta çoj me ndihmën e Zotit dhe shqiptarëve Shqipërinë në BE
“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator
Gjatë intervistës për emisionin “Opinion” si një reflektim për 35 vite demokraci, kryeministri Edi Rama u pyet edhe për pasojat që la komunizmi.
Pjesa më e madhe e drejtuesve politikë të vendit, por edhe biznesmenëve dhe aktorëve të tjerë të shoqërisë janë të edukuar në vitet ’70-’80. Por a ka lënë kjo një dëm në formimin e klasës drejtuese të vendit? Sipas Ramës, dëmi më i madh ka ardhur nga fakti që nuk është lejuar që kundërshtari të shprehë mendimin e tij ndryshe, por përkundrazi është degjeneruar publikisht.
“Dëmi më i madh që kam konstatuar nga ajo kohë ka qenë që duke vrarë dhe duke mos lejuar që të ngjallet për asnjë sekondë ideja e tjetrit, jo e kundërshtarit, por e tjetrit që ka një mënyrë ndryshe të të menduari dhe pikërisht pse e ka duhet zhdukur, asgjësuar, ka bërë që të kemi trashëgiminë më të errët nga pikëpamja e marrëdhënieve mes njërit dhe tjetrit nga pikëpamja politike, sociale ku tjetri vazhdoi të konsiderohet armik me ndryshimin që në vend të pushkatimeve, burgimeve ishte degjenerimi, balta, sulmet, akuzat, degjenerimi publik i tjetrit”, tha Rama.
Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%
Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, kryeministri Edi Rama ka zbuluar për herë të parë se çfarë ka ndodhur mes tij dhe Lulzim Bashës, ish-kreut të Partisë Demokratike në atë që njihet si marrëveshja e 17 majit.
Rama tha se ka biseduar me Bashën vetëm për vetëm në një prej sallave të Kuvendit. Sipas tij, Basha mori çdo gjë që kërkoi dhe pati bekimin e Berishës.
Blendi Fevziu: Ka mbetur mister dhe nuk ju kam pyetur asnjëherë një takim i famshëm i 17 majit 2017 me Lulzim Bashën. Në këto 35 vjet është një nga marrëveshjet e mëdha që ti ke bërë sepse Nano-Berisha kanë bërë marrëveshje.
Edi Rama: E bekuar nga ai tjetri 100%.
Blendi Fevziu: Të më tregosh ndonjë detaj, çfarë ka ndodhur?
Edi Rama: Unë nuk mundet dot të mos e them atë që Luli i shkretë nuk e thotë dot më. Unë e them, për Lulin jo për vete. Çfarë do të dish ti?
Blendi Fevziu: Sot pas kaq vitesh si ndodhi që u futën dy njerëz, bënë një marrëveshje, të gjitha i ndanë dhe u zgjidh. Ndërkohë kishte një mosmarrëveshje me vite që shkonte?
Edi Rama: Vjen Hoyt [Brian Yee] tek unë, flet për rajonin, flet për Kosovën, për Malin e Zi dhe unë thashë çfarë muhabeti është ky. Një nga një të tëra, rajoni. Mbyllet rajoni dhe thotë sa i përket këtu thotë, s’kemi çfarë themi, ti i bëre të gjitha, fatkeqësi e madhe për PD-në, por zgjedhja e tyre. Tani thotë ne po ikim se do shkoj të takoj Lulzim Bashën. Për çfarë do e takosh i them unë? Do e takoj më tha, t’i japim një mundësi të fundit. Ok. Shkon dhe pastaj doli ajo që i dhamë një plan me pesë pika. Se s’po të them shumë detaje të tjera se do zgjatem. Si përfundim, i them unë mbrapa, tani çfarë plani? Plani me pika pa pika. Po sikur të fillojë historia nga e para ose nga ana tjetër. Ti e ke bërë tënden, s’ke punë fare. Amerikan me një fjalë, shkurt muhabeti. Ne kishim një takim në Elbasan me gratë. Ndërkohë që Luli mblodhi gjithë partitë në sallën e Kuvendit. Nisem për Elbasan dhe rrugës marr Gramoz Ruçin. Gramoz i thashë, unë do i shkoj atje atij. Do i shkoj atje në takim. Leje tani tha çfarë do i shkosh në takim atij. Do i shkoj në takim i thashë, më thuaj çfarë meraqesh ke. Unë u nisa për Elbasan se e ke Taulantin gjallë se i thashë ma jep mua fjalën se do iki. Ku do shkosh? Do shkoj te Luli i thashë. Më thotë Gramozi. Ke ndonjë merak ti i thashë unë. Çfarë mendon në rast se unë arrij ta ul atë. Tha, dy gjëra kam merak unë, data lëviz, kryeministri s’lëviz. Çdo gjë tjetër lëviz. Ok them unë, jemi në një mendje. Kthehem dhe shkoj atje. Aty ishin të gjithë këta. Brenda ishin të gjithë këta karavidhet dhe filluan muhabetet e tyre. U thashë unë nuk kam punë me ju, kam ardhur për këtë. S’kam lidhje me ju fare, çfarë më thoni mua.
Blendi Fevziu: Si e more më vete?
Edi Rama: Unë kam ardhur për ty i thosha unë. Ai siç e ka atë stilin. Shihte të tjerët. Në një moment të caktuar i them do çohesh ti të vish me mua. Si me fol bashkë. Këta të tjerë, kush nuk e di. Fatmir Mediu më duket, nuk lëviz ky pa ne tha. Pse i thashë unë, çfarë ju ka ky juve. Hajde i thashë se po të pres te salla tjetër. Hajde i thashë, më mirë hajde ti te unë se sa të vijë raketa ty i thashë. Raketa kisha parasysh goditjen që do ndodhte. Unë fola për një raketë që e dija, jo për raketa që do shkonin te Mali me Gropa. Dhe erdhi. Ça do tha? Ulu. U futëm, është një sallë e madhe aty ku bëhen mbledhje. U ulëm edhe folëm gjerë e gjatë. Fol e fol e fol. Në fund u morëm vesh. Patëm një diskutim në fund kush do flasë i pari. Fol ti i thashë, s’dua të flas fare. Kishte merak mos qesh ti kur të flas unë. Jo mo unë nuk qesh fare. Mos qesh ti kur flas unë tha se ti e ke këtë zakonin që kur flas unë do të tallesh me çdo gjë, kjo është gjë serioze