Kosova
A mund të rrëzohet Albin Kurti, analistët tregojnë opsionet
Pavarësisht largimit të ndonjë deputeti nga rradhët e Lëvizjes Vetevendosja dhe daljes në pah të disa pakënaqësive tjera brenda organizmit, analistët nuk shohin angazhim të mjaftueshëm nga opozita për të rrëzuar qeverinë.
Sipas opinioneve në Prishtinë, Albin Kurti është ai që do të vendos nëse do apo nuk do të jetë më kryeministër, pasi sipas tyre gjasat për një presion ndërkombëtarë për rrëzimin e qeverisë janë të vogla kurse personalisht kryeministri nuk është njëriu që përtypë të japë dorëheqje. Logjika e analistëve mbështetet edhe në deklarimin më të fundit të Kurti I cili është shprehur – “Një lloj manifestimi i frikës dhe paraqitja apokaliptike e situatës nga ajo që kemi parë në të kaluarën se “krejt janë bërë kundër meje” nuk do të funksionojë më. Kosova dhe votuesi i saj ka dëshmua emancipim të lartë politik”.
Por në eterin mediatik nuk mungojnë zerat kundër dhe për ta, qeveria ka provuar vazhdimisht të gjejë fajtorë për mos realizimin e premtimeve gjatë kësaj periudhe qeverisjeje dhe nuk është e ndershme që partitë opozitare konstatojnë keq qeverisje e nga ana tjetër nuk e duan rrëzimin e qeverisë.
Sipas disa analistëve, kjo nuk është se e bëjnë për të mirën e vendit por për qëllime djallëzore. Opozita llogarit se një pjesë e bindjeve të qytetarëve do të dalin të gabuara dhe zhgënjimi nuk do vonojë. Sipas tyre, iluzionet e thërmuara do jenë ato që do rrëzojnë Kurtin.