Connect with us

Bota

A po e shfrytëzon Erdogan tërmetin për më shumë pushtet?

Zyrtarët turq janë takuar me menaxherët e lartë të Tëitter për të kërkuar ndihmë në atë që ata e përshkruan si luftë kundër “dezinformimit, lajmeve të rreme, raporteve të pavërteta dhe llogarive false”.

Raportet e pakonfirmuara sugjerojnë se Turqia dëshiron heqjen e një numri llogarish, duke përfshirë një të drejtuar nga një parti opozitare kurde dhe një numër që u përkasin gazetarëve të konsideruar nga autoritetet turke si shumë kritike ndaj partisë në pushtet dhe shumë simpatike ndaj opozitës.

Tashmë duket se ka kufizime në platformat e mediave sociale si Twitter dhe Tik Tok brenda Turqisë.

Sipas grupit të monitorimit të internetit NetBlocks, ka kufizime në Twitter brenda Turqisë dhe Tik Tok pranoi në një deklaratë se përdoruesit e tij gjithashtu kanë probleme me aksesin në platformë në vend.

Kjo vjen pas tërmetit vdekjeprurës që goditi vendin të hënën dhe deri tni ka lënëtë paktën 16 170 të vdekur. Qeveria turke është kritikuar për reagimin e saj ndaj katastrofës, me shumë që kanëakuzuar se ka vepruar shumë ngadalë dhe nuk ka marrë masat e duhura.

Advertisement