Connect with us

Politike

‘A të bleu Rama me rritjen e pagës?’/ Bardhi vihet në siklet nga pyetja në Kuvend

Gazment Bardhi dhe zv. kryetari i grupit të PS, Toni Gogu, janë bërë pjesë e një debati në Kuvend, në lidhje me rritjen e pagave për gjykatësit e Kushtetueses.

Gjatë debatit, Gogu iu drejtua Bardhit duke i thënë se “A të bleu Rama me rritjen e pagës?”, ndërsa ky i fundit u kundërpërgjigj duke thënë se po gënjen publikisht dhe se rritja e pagës për gjykatësit e Kushtetueses është pazar vetëm për një segment të sistemit të drejtësisë.

Pjesë nga debati:

Gogu: Fakti që t’u rrit paga, do të thotë se të bleu Rama?

 

 

Bardhi: Se kuptova pse kërceve në mënyrë të tillë. Së dyti vazhdove të gënjesh publikisht. Ma gjej në një vend ku kam propozuar rritjen e pagave. Ka qenë një Pazar i pastër mes anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe qeverisë me në krye Ramën. Nuk mund të ketë gjyqtarë që mund ta kenë pagën mbi prokurorët dhe gjyqtarët e SPAK dhe Gjykatës së Posaçme. S’mund të ketë pazar vetëm për një segment të sistemit të drejtësisë.

Advertisement